Sport
Spanja mposhtë Greqinë për ta marrë pozitën e parë, Gjermania shkatërron Lihtenshtajnin
Demokracia
22:41 | 11 Nëntor 2021

Share:

Spanja ka marrë një fitore me shumë peshë në Athinë duke e mposhtur Greqinë me rezultat 0:1, shkruan Demokracia.com.

Ka qenë Sarabia që ka shënuar nga pika e bardhë për t’i dhënë tri pikë të plota spanjollëve të cilat e rikthejnë “Furinë e kuqe” në vendin e parë në tabelë.

Suedia mbetet e dyta, derisa Greqia e treta, rival ky që të dielën luan me Kosovën.

Një fitore të thellë e ka shënuar Gjermania që e ka mposhtur Lihtenshtajnin 9:0, derisa për befasinë më të amdghe u përkujdes Portugalia që barazoi pa gola me Irlandën.

Më poshtë gjeni komplet rezultat e sotme në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror. /Demokracia.com

Të ngjashme