Lajme
Spanja do të lejojë vajzat mbi 16 vjeç të zgjedhin vetë nëse duan të abortojnë
Demokracia
19:03 | 18 Maj 2022

Share:

Spanja ka miratuar një projektligj që heq kërkesën që vajzat 16 dhe 17-vjeçare të kenë pëlqimin prindëror përpara se të ndërpresin shtatzëninë.

Projektligji i ri synon të reformojë një ligj të mëparshëm për abortin, të miratuar nga Partia Popullore konservatore në 2015.

Isabel Rodriguez, zëdhënësja e qeverisë tha se projektligji përfaqëson “një hap të ri përpara për demokracinë”.

Në Spanjë, aborti vullnetar lejohet deri në javën e 14-të të shtatzënisë.

Spanja ka thënë gjithashtu se do të vendosë kufizime më të rrepta për fenomenin e nënave surrogate që tashmë është i ndaluar në vend.

Qeveria është zotuar të shkojë një hap më tej dhe të ndalojë reklamat që kanë sadopak lidhje me këtë fenomen.

Rodrigues thotë se ky fenomen është një formë dhune ndaj grave dhe kategorizon çdo lloj shtatzënie të detyruar apo aborti.

Të ngjashme