Auto&Tech
Spanja bllokon “Telegramin”, vendimi i gjykatës pas padisë së mediave
Demokracia
15:09 | 24 Mars 2024

Share:

Gjykata e Lartë Spanjolle ka vendosur të bllokojë përkohësisht aplikacionin Telegram. Vendimi u mor pas ankesës së organizatave mediatike, të cilët pretendojnë se platforma sociale lejon që përdoruesit të marrin përmbajtjen e lajmeve pa lejen e mediave.

– Advertisement –

Raiffeisen Bank

Vendimi i gjykatës u ka hequr të drejtën e përdorimit miliona spanjollëve. Në vendimin thuhet se 4 grupet kryesore mediatike kanë argumentuar se telegram nuk respekton të drejtën e autorit dhe shpërndan lajme ekskluzive që mediat i ofrojnë për abonimet me pagesë.

Aplikacioni me pronarë rusë është rrjeti i katërt më i përdorur në Spanjë. Telegram ka përdorim të gjerë në Rusi dhe në një pjesë të vendeve aziatike. Aplikacioni nuk ka filtra për përmbajtje dhe pronarët e tij thonë se të dhënat nuk u jepen FBI dhe agjencive të tjera investigative. Shpesh herë ky rrjet është përdoruar për komunikim mes anëtarëve të grupeve kriminale dhe atyre terroriste.

Gjykatësi i çështjes në Spanjë kërkoi nga kompania që ka aplikacionin që të dërgonte informacione të caktuara në kuadër të kësaj çështjeje. Pasi Telegram nuk iu përgjigj kërkesave, Gjykata urdhëroi kompanitë celularë të bllokojnë ofrimin e shërbimit.

Shumë përdorues të kësaj platforme të mesazheve kanë kritikuar vendimin e Gjykatës së Lartë duke e vlerësuar si censurë.

Të ngjashme