Sport
Spanja arsyetohet me humbjen dëshpëruese nga Skocia: Na mundën se bari ishte i gjatë
Demokracia
17:23 | 29 Mars 2023

Share:

Kombëtarja e Spanjës humbi mbrëmë 2:0 me Skocinë në transfertë, për ndeshjen e dytë në grupin A kualifikues për Euro 2024.

Tanimë iberikët mbajnë vendin e dytë me tri pikë, teksa skocezët janë në vendin e parë me pikë të plota. Në lidhje me këtë duel, mbrojtësi i Osasunës që debutoi te Spanja, David Garcia u justifikua me barin e gjatë të fushës për humbjen e të besuarve të Luis De La Fuente.

“Gjatësinë e barit ne e vumë re menjëherë sapo shkelëm në stadium dhe në fund rezultoi të ishte një nga arsyet e humbjes. Megjithatë, nuk dua të justifikohem, duhet të marrim përgjegjësitë dhe fajin ta gjejmë tek vetja. Duhet të shohim dhe të studiojmë se çfarë gabuam ndaj Skocisë. Më bëhet qejfi për debutimin me kombëtaren, por ishte një humbje e rëndë. Ata na goditën dy herë dhe shënuan. Duhet të mësojmë dhe të nxjerrim më të mirën nga kjo situatë”, u shpreh Garcia. /Demokracia.com

Të ngjashme