Sport
Spalletti kërcënon Barcelonën: Nesër do ta kemi tifoz edhe Maradonën
Demokracia
15:54 | 23 Shkurt 2022

Share:

Luciano Spalletti ka folur për “Sky” në prag të ndeshjes që Napoli e luan kundër Barcelonës, e cila do të jetë ndeshja e kthimit në Napoli pasi e para përfundoi në barazim.

“Është gjithmonë një perspektivë e mirë, skuadra ka një mentalitet korrekt dhe një vullnet për të bërë të lumtur tifozët e saj. Nesër do të ketë shumë tifozë kundër Barcelonës, për ne është një forcë e madhe.

Pastaj ne do të kemi si tifozë atë, Maradonën. Ai do të bëj tifo nga lartë për ne dhe ne do të bëjmë maksimumin ta krenojmë. Ne nuk e kemi Maradonën në ekip, por kemi 11 lojtarë të cilët formojnë një ekip vërtet të fortë”, është shprehur Spalletti.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “CAmp Nou” u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. /Demokracia.com

Të ngjashme