Lajme
SPAK sekuestroi Inceneratorin e Tiranës, reagon Erjon Veliaj
Demokracia
18:45 | 01 Gusht 2023

Share:

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar pasi SPAK sekuestroi sot inceneratorin e Tiranës.

Në një status “Twitter”, Veliaj shprehet se hetimet e SPAK janë të mirëpritura për zbardhjen e veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik.

Reagimi i plotë:

Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.

Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes.

SPAK sekuestroi sot inceneratorin e Tiranës. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion bëri me dije se është duke zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Të ngjashme