ShowBiz
E papritur| SPAK kërkon që të konfiskohet pasuria e Kejvina Kthellës
Demokracia
21:16 | 10 Janar 2023

Share:

Ditën e sotme një çështje e hapur në lidhje me Kejvina Kthellën po bën xhiron e rrjetit pasi SPAK ka kërkuar nga GJKKO që të konfiskohet një pjesë e pasurisë së saj.

Kjo për shkak të ish-të dashurit të saj Redjan Rraja, i cili është arrestuar pasi dyshohet se kreu atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shpërndara të Redjan Rrajës tek personat e tjerë. Modelja Kejvina Kthella ka në përdorim një makinë tip ‘Audi A8’, që në pronësi figuron të jetë e saj, por që dyshohet se i është dhuruar nga ish i dashuri.

“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

Të ngjashme