Në kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapet rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK.
Avokati i ish-ministrit, Arben Ahmetajt, Henrik Ligori tha në mbledhje se klienti i tij nuk ndodhet në Shqipëri.
‘Ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri!’– ka thënë ai para deputetëve dhe prokurorëve të SPAK, gjatë mbledhjes.