Lajme
Spahiu i reagon Kurtit pas deklaratës për bashkim kombëtar
Demokracia
20:52 | 11 Qershor 2023

Share:

Analisti politik Nexhmedin Spahiu i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, duke i kërkuar atij të koncentrohet pas deklaratës për bashkim kombëtar ku Kurti tha se është qëllimi kryesor.

“Nuk mundesh me i bindë policët e ushtarët me e mbrojtë me jetë flamurin e Kosovës në Veri nëse ti tregon se e ke në zemër një tjetër flamur”, ka shkruar Spahiu në reagim. Nëse ti do që Kosovën me ia dhuru Edi Ramës, përse polici apo ushtari me e dhanë jetën për veri të Kosovës, kur e di që Edi Rama do t’ia kthejë Serbisë tërë Kosovën siç ka bërë paraardhësi i tij politik Enver Hoxha”, thekson mes tjerash Spahiu.

Postimi i plotë:

“Nuk mundesh me i bindë policët e ushtarët me e mbrojtë me jetë flamurin e Kosovës në Veri nëse ti tregon se e ke në zemër një tjetër flamur. Nëse ti do që Kosovën me ia dhuru Edi Ramës, përse polici apo ushtari me e dhanë jetën për veri të Kosovës, kur e di që Edi Rama do t’ia kthejë Serbisë tërë Kosovën siç ka bërë paraardhësi i tij politik Enver Hoxha.”

Të ngjashme