Lajme
Spahiu: Është dashur t`i ngritët aktakuzë edhe Glauk Konjufcës si Milan Radojçiqit
Demokracia
23:58 | 11 Shtator 2024

Share:

Analisti Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se Prokuroria Speciale, e cila sot ka ngrituri aktakuzë për rastin e sulmit në Banjskë, është dashur të ngre aktakuzë edhe ndaj dy zyrtarëve të lartë shtetëror.

Ai ka thënë se një aktakuzë të tillë është dashur të ngritët edhe ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas tij, edhe dy zyrtarët në fjalë janë shprehur me deklarata kundër shtetit të Kosovës.

“Me qenë prokuror si duhet këtë aktakuzë qe ja ka bërë Radojçiqit ja kish bë edhe Glauk Konjufcës edhe Liburn Aliut, pra krejt këtyre qe janë për rrenim të rëndit kushtetues”, ka thënë Spahiu në Kanal10.

Ai ka treguar se ku dallojnë zyrtarët e lartë shtetëror nga krimineli Milan Radoçiq.

“Dallimi është që Radojçiq e ka rrokur armën për të bërë vepër, kurse këta kanë përgjegjësi sepse njëri është kryetar i parlamentit e tjetri ministër”, është shprehur analisti Spahiu.

Të ngjashme