Kuriozitete
SpaceX parashikon se njerëzit do të shkelin Marsin në fund të dekadës
Demokracia
12:53 | 09 Maj 2022

Share:

Presidentja dhe shefja operative e SpaceX parashikon se njerëzit do të arrijnë në Mars deri në fund të dekadës.

“Ne duhet të vendosim njerëz në sipërfaqen e Marsit brenda një dekade”, tha Gwynne Shotwell në një intervistë për CNBC.  “Unë mendoj se kjo do të jetë në këtë dekadë, po”.

Komentet e saj i bëjnë jehonë parashikimeve të ngjashme të bëra nga CEO i SpaceX, Elon Musk, në dhjetor.

Musk tha në një intervistë në podcastin e Lex Fridman se ai mendonte se në skenarin më të mirë, njerëzit do të prekin Planetin e Kuq në rreth pesë vjet, derisa në skenarin më të keq do të ishte 10 vjet.

Ai tha gjithashtu se sfida më e madhe e kompanisë ishte të krijonte një automjet që mund të optimizojë tonazhin në orbitë dhe më pas në Mars: “Starship është raketa më komplekse dhe më e avancuar që është bërë ndonjëherë”, shtoi Musk, përcjell Telegrafi.

Kohët e fundit, ai bëri një tjetër parashikim: se njerëzit do të arrijnë në Mars në vitin 2029.

Siç është raportuar më herët nga Insider, një njeri pa pajisje speciale do të vdiste brenda pak minutash në Mars.

Të ngjashme