Rritja e çmimit të rrymës për 16.1%, e që po pritet të shkaktoj rrijtje të çmimeve të shumë produkteve të tjera, ka shqetësuar qytetarët e vendit. Madje për këtë janë mbajtur edhe protesta. Kot. Qeveria e përkrahu rritjen. Por, kjo rritje nuk do të vlej në krejt Kosovën. Komunat e Veriut nuk i prek fare vendimi. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka thënë për KosovaPress, se vendimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike 16.1 për qind nuk do të përfshijë katër komunat veriore të vendit.
“Tarifat e miratuara nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) zbatohen nga Furnizuesi me Shërbim Universal duke filluar nga data 01 qershor 2025 në gjithë territorin ku ai operon. Nëse pyetja ka të bëjë me katër komunat veriore të vendit të cilat aktualisht furnizohen nga Elektrosever, atëherë këto tarifa nuk zbatohen në atë pjesë të territorit, për shkak se Elektrosever operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe marrëdhëniet tarifore janë të ndryshme” thuhet në përgjigjen me shkrim nga ZRRE-ja.
Marrëveshja e Bislimit
Delegacioni serb dhe ai Kosovar para dy viteve kishin arritur marrëveshje për sektorin e Energjisë, bazuar në dy marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015. Kjo është titulluar si “udhërrëfyes” për zbatimin e marrëveshjeve në fjalë.
Ky udhërrëfyes ka gjithsej nëntë pika e në të cilën përfshihet operatori i energjisë nga Serbia, Elektroserver, e i cili ofron shërbime të distribuimit, mbledhjes, mirëmbajtjes dhe lidhjes fizike të konsumatorëve të rinj për katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Mbikëqyrësi evropian i ofrojë licencën e furnizimeve Elektroserverit serb, Ndërmjetësi i atëhershëm Mirosllav Lajçak ishte shprehur “shumë i kënaqur” që të njoftonte se palët ishin pajtuar për këtë udhërrëfyes.
“Ky është një hap i madh përpara,” – ka thënë z. Lajçak.
Për këtë marrëveshje kishte folur edhe kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi i cili ka thënë se “më në fund kemi adaptuar udhërrëfyesin për implementimin e marrëveshjeve për energjinë të vitit 2013 dhe 2015”.
Më poshtë e keni gjithë udhërrëfyesin e përkthyer në gjuhën shqipe:
Udhërrëfyesi i Zbazimit të Marrëveshjeve të Energjisë
Në mënyrë që të tejkalohen krizat dhe problemet në sektorin e energjisë, ndrësa marrim në konsideratë Marrëveshjet sa i përket Energjisë më 8 shtator 2013 (Marrëveshja e Energjisë 2013) dhe Konkluzionet e ndërmjetësit të BE-së mbi zbatueshmërinë e Marrëveshjes së Energjisë 2013 më 25 gusht 2015 (Marrëveshja e Energjisë 2015) palët janë pajtuar për Udhërrëfyesin e mëposhtëm:
- ZRrE do të lëshojë licencën e furnizimeve për Elektroserverin. ZRrEdo të sigurojë përputhshmëri me kushtet e përshkruara në licencën e furnizimit, në pajtim me kornizën ligjore dhe rregullatore të Kosovës.
- Brenda shtatë ditësh të lëshimit të licencës së furnizimit, Elektroserver do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit mbi konsumatorët, përmes BE-së.
- Brenda dhjetë ditësh të lëshimit të licencës, Elektroserveri do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in në mënyrë që të operojë në tregun e energjisë në Kosovë, që është, Marrëveshja Kornizë në pajtim me rregullat e tregut të Elektricitetit me KOSTT-in, Marrëveshja e detyrimeve të Balancit me KOSTT-in, Marrëveshja e Koneksionit me KEDS-in, dhe marrëveshja tregtare me KEDS-in për të ofruar shërbime (faturim, mbledhje, mirëmbajtje dhe lidhje fizike për konsumatorët e rinj) në katër komunat me shumicë serbe, siç thotë paragrafi 1 i nenit 5 të marrëveshjes së vitit 2013.
- Brenda 15 ditësh të nënskrimit të marrëveshjeve të nevojshme teknike me KOSTT-in, Elektroserveri do të marrë Kodin e Identifikimit Energjetik në mënyrë që të kryejë aktivitetet e parapara nga licenca e furnizuesit.
- Në pajtim me Nenin 14 të Marrëveshjes së Energjisë 2015, brenda 30 ditësh të lëshimit të licencës së furnizimit, KEDS dhe KOSTT (nën ndërmjetësimin e BE-së, nëse është e nevojshme) do të kenë qasje në nën-stacionin e Vallaqit, e edhe në transmisione tjera dhe infrastrukturë distribuuese.
- Brenda 45 ditësh të lëshimit të licencës së furnizimeve, KOSTT dhe KEDS-it, pas konsultimeve me Elektroserverin, do të paraqesin para ZRrE-së planin investiv dhe kostot e mirëmbajtjes të kërkuara por edhe humbjet në rrjet, të bazuara në infrastrukturën ekzistuese.
- Brenda 21 ditësh pas paraqitjes së planit investiv, ZRrE do të aprovojë në parim këto plane, kostot dhe humbjet.
- Në rastin e mos-bindjes me provizionet në Konkluzionet e Pranuara brenda 100 ditësh të lëshimit të licencës së furnizimeve, ZRrE mund të vendos që të suspendojë dhe/ose të tërheq licencën për Elektroserverin, nën konsultime me palët dhe nën ndërmjetësimin e BE-së, përgjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE do të ofrojë opinionin e ekspertëve, nëse kërkohet qoftë nga një palë e vetme.
- Implementimi i suksesshëm i udhërrëfyesit është pa paragjykim për obligimet e palëve që të implementojnë plotësisht marrëveshjet e Energjisë më 2013 dhe 2015.