Lajme
SovLaniteti i Kurtit | Më 21 prill në veriun e Kosovës do të votohet në kontejnerë
Demokracia
16:26 | 18 Prill 2024

Share:

Meqë drejtorët e 33 shkollave në Veri kanë refuzuar që këto objekte të shfrytëzohen si qendra të votimit, sekretariati i KQZ’së ka përgatitur një raport që “shumica dërrmuese” e qendrave të votimit të jenë në objekte publike.

Gazeta Express nga burimet e saj brenda KQZ’së mëson se si qendra të votimit për të dielën po planifikohet të përdoren edhe kontejnerët, njëjtë siç kishte ndodhur në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Gazeta ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ’së, Valmir Elezi, për ta konfirmuar këtë informacion, por i njëjti nuk i është përgjigjur pyetjeve të redaksisë.

Pak më parë, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ’së, Burim Ahmetaj, tha se kanë gjetur zgjidhje për qendra të votimit. Ai tha se kanë identifikuar lokacionet dhe pritet që KQZ sot në mbledhje t’i miratojë ato.

“Jemi duke punuar, i kemi identifikuar lokacionet kështu që pritet sot në mbledhje të KQZ’së me i qitë dhe me i miratu. Kështu që deri në mbledhje jemi në proces të përgatitjeve e nuk mund të japë më shumë informacione. I kemi akomoduar kërkesat, dmth të gjitha qendrat e votimit janë akomoduar nëpër objekte, tash pritet miratimi pasi ta përgadisim raportin”, tha Ahmetaj.

Ai tha se “shumica dërrmuese janë objekte publike”.

Të dielën në katër komunat veriore do të mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve aktualë. Lista Serbe ka thënë se nuk do të marrin pjesë dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Dështon Qeveria e Kurtit, nuk siguron hapjen e shumicës së shkollave në veri për votimin e 21 prillit

 

Të ngjashme