Ka përfunduar ndeshja e javës së dytë në elitën e futbollit anglez.
Southamptoni dhe Manchester Unitedi kanë barazuar 1-1 në “St.Mary Stadium”, shkruan Demokracia.com.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që përfituan nga autogoli i Fredit.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” barazuan shifrat në minutën e 55-të me anë të Greenëood.
Me këtë barazim, Man Unitedi ndodhet në vendin e katërt me katërt pikë.
Ndërsa Southamptoni është i 13-ti me vetëm një pikë. /Demokracia.com