Sport
Southamptoni bën historinë me rënien më të hershme nga elita e futbollit anglez
Demokracia
21:39 | 06 Prill 2025

Share:

Southamptoni është bërë ekipi i parë që zyrtarisht ka rënë nga Liga Premier këtë sezon pas disfatës që pësuan me rezultat 3-1 ndaj Tottenhamit të dielën.

Me vetëm 10 pikë të grumbulluara nga 31 ndeshje të luajtura, Southamptoni nuk ka asnjë mundësi të përfundojë mbi Wolvesin që gjendet në pozitën e 17-të.

Liverpooli ndonëse pësoi humbje me rezultat 3-2 ndaj Fulhamit, mbetet sërish në krye të tabelës me një epërsi prej 11 pikësh ndaj Arsenalit të vendit të dytë.

Kjo rënie e Southamptonit nga liga njëherësh shënon një rekord në kampionatin anglez.

Klubi anglez ka mposhtur rekordin famëkeq të Derby Countyt kur ata ranë nga liga më 29 mars të vitit 2008 duke siguruar rënien nga elita teksa kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u mbyllur sezoni.

Vlen të theksohet se në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier, Southamptoni ka gjashtë humbje dhe një barazim.

Të ngjashme