Sport
Southampton 2:1 Chelsea, kështu u vlerësua Broja me bashkëlojtarë
Demokracia
22:48 | 30 Gusht 2022

Share:

Megjithëse ishte në avantazh, Chelsea e ka humbur 2:1 ndeshjen e javës së pestë në Premierligë kundër Southamptonit në udhëtim.

“Blutë” e Londrës kaluan në epërsi në minutën e 23-të me anë të Raheem Sterling, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, festa e londinezëve zgjati vetëm pesë minuta kur Lavia barazoi shifrat në minutën e 28-të.

Golin e dytë e që doli të ishte i fitores për vendasit e u realizua në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë kur Armstrong shënoi nga afërsia.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja u inkuadrua në fushë në minutën e 67-të në vend të Azpilicuetas, por pa lënë gjurmë.

Sajti prestigjioz i vlerësimeve “SofaScore” e vlerësoi me notën 6.5 Brojën për minutat sa u aktivizua.

Te Chelsea me notën më të lart u vlerësua Sterling (7.6), kurse me më të ultën portieri Mendy (6.3).

Southamptoni me këtë fitore e kalon Chelsean në tabelë dhe renditet në pozitën e shtatë me po aq pikë. “Blutë” kanë poashtu shtatë pikë në vendin e tetë./Demokracia.com/

Të ngjashme