Sport
Sot zhvillohet ndeshja e veteranëve, Flamurtari – Prishtina për 30-vjetorin e mëvetësimit
Demokracia
12:46 | 13 Shtator 2021

Share:

Sot (e hënë) do të zhvillohet ndeshja revyale mes Flamurtarit dhe Prishtinës, për nder të 30-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00, në stadiumin e Flamurtarit, “Flamurtari Stadium”.

Ishte pikërisht 13 shtatori i vitit 1991, kur edhe pse në kushte tejet të vështira dhe nën okupimin e egër nga Serbia, drejtuesit e klubeve, futbollistët dhe punëtorët sportivë të asaj kohe me guxim dhe vendosmëri arritën të fillojnë garat në Kampionatin e parë të futbollit në Republikën e Kosovës.

Ndeshja hapëse ishte ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës.

Kësisoj, për çdo vit nën organizimin e FFK-së në shenjë përkujtimi për këtë datë të rëndësishme organizohet ndeshja ndërmjet veteranëve të Flamurtarit dhe veteranëve të Prishtinës, ku zakonisht paraqiten lojtarët që ishin pjesë e kësaj date historike, si dhe zyrtarët e asaj ndeshje.

Të ngjashme