Sport
Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë midis Llapit dhe Kosova Düsseldorfit
Demokracia
09:07 | 26 Tetor 2021

Share:

Sot (e martë) në orën 14:00 në fushën me bari sintetik në Ferizaj, në organizim të FFK-së në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit në Gjermani, do të zhvillohet ndeshja e Superkupës “Kosovë-Diasporë“, ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Llapi dhe fituesit të Kupës së Diasporës, FC Kosova Düsseldorf.

Në prag të kësaj ndeshje, dje është mbajtur një konferencë për media ku janë bërë të ditura detajet rreth këtij eventi tradicional, e ku të pranishëm krahas përfaqësuesve të FFK-së kanë qenë edhe përfaqësuesit e FSHFGJ-së dhe dy klubeve që do të përballen nesër. /Demokracia.com

Të ngjashme