Elita e futbollit kosovar rikthehet sot me një ndeshje të mbetur të xhiros së 26-të.
Skuadra e Prishtinës do të ballafaqohet me Gjilanin, në stadiumin “Fadil Vokrri” e cila nis nga ora 15:00, shkruan Demokracia.com.
“Bardhekaltrit” pas humbjes ndaj Feronikelit në xhiron e kaluar do të kërkojnë fitoren për tu afruar kreut të tabelës, ndërsa Gjilani tashmë me trajner të ri do të kërkojë fitimin e pikëve që të vazhdojë të jetë në pjesën e epërme të tabelës dhe që të sigurojë mbijetesën.
Skuadra e Zekerija Ramadanit deri tash ka grumbulluar 50-të pikë në 25 ndeshje, kurse futbollistët e Ismet Munishit momentalisht kanë 36-të pikë në pozitën e katërt në tabelë.
Klubi nga kryeqyteti në xhiron e ardhshme do të luajë derbin ndaj Ballkanit, derisa Gjilani pret skuadrën nga Peja, Besën. /Demokracia.com