Sport
Sot zhvillohen tri ndeshje të Superligës, vëmendja kryesore në Merdare
Demokracia
11:38 | 28 Nëntor 2021

Share:

Sot zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës.

Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet në stadiumin e Merdares, atje ku Llapi e pret liderin e Superligës, Gjilanin.

Të dy skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv për të vazhduar formën e mirë.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Malishevës dhe Drenicës në “Liman Gegaj”.

Ndeshja tjetër do zhvillohet në Drenas. Feronikeli do jetë nikoqir i Ballkanit.

Malisheva – Drenica dhe Feronikeli – Ballkani do fillojnë nga ora 13:00, kures ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit do të startoj në orën 13:30.

Të ngjashme