Sport
Sot zhvillohen dy ndeshje çerekfinale të Kupës, vëmendja në Drenas
Demokracia
09:05 | 17 Mars 2021

Share:

Kupa e Kosovës në futboll sot e nesër sjellë ndeshjet çerekfinale.

Sot në program janë dy ndeshje të cilat pritet të sjellin lojë mjaft interesante, shkruan Demokracia.com.

Në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi” do të ballafaqohen Feronikeli e Prishtina, sfidë kjo që nis nga ora 13:00. Të dyja skuadrat objektiv e kanë daljen në Europë, kështu që kjo ndeshje pritet të sjellë rivalitet të madh në fushë.

Ballafaqim tjetër qw nis poashtu nga ora 13:00 është ai ndërmjet Dukagjinit e Drenicës, dy skuadra që luajnë në kategori të ndryshme. Dukagjini në Ligën e Parë ndërsa Drenica në Superligë dhe mbetet të shihet kush do të ngadhënjejë.

Të kujtojmë se nesër takohen Istogu-A&N dhe Trepça ’89-Llapi. /Demokracia.com

Të ngjashme