Lajme
Sot zgjedhet pasardhësi i Angela Merkel
Demokracia
10:27 | 16 Janar 2021

Share:

Partia më e madhe në Bundestagun gjerman, Unioni Kristian-Demokrat (CDU) sot do të votojë për pasardhësin e kancelares gjermane Angela Merkel, raportojnë agjencitë e lajmeve ndërkombëtare, përcjell Demokracia.com.

Saktësisht 1.001 delegatët që marrin pjesë në kongresin on-line do të zgjedhin mes tre kandidatëve se cili nga ta do të udhëheq CDU-në në vitet e ardhshme. Këta janë Armin Laschet, kryeministri i Landit më të populluar të Gjermanisë të Nordrhein-Westfalen, avokati Friedrich Merz, dhe eksperti i politikës së jashtme, Norbert Roettgen.

Deri vonë Merz është parë si favorit për këtë post por pandemia ka nxjerr në sipërfaqe dy kandidatët tjerë të cilët janë shquar për aftësitë e tyre menaxheriale. Kjo e ka bërë garën më të ngushtë dhe më të paqartë deri në fund.

Zgjedhja për lider të partisë më të madhe në Gjermani nuk do të thotë që patjetër do të zgjedhësh edhe Kancelar i vendit.

Kancelarja Angela Merkel, e cila ka udhëhequr partinë për 18 vite dhe planifikon të largohet nga posti i Kancelares në fund të mandatit të saj të katërt, bëri thirrje për unitet në parti.

“Shpresoj të zgjidhet një ekip që merr fatin e partisë sonë krenare në duart e veta dhe më pas punon me të gjithë anëtarët për të gjetur përgjigjet e duhura për detyrat e së ardhmes”, tha Merkel.

Votimi vjen në fillim të një viti vendimtar në politikën gjermane, me zgjedhjet kombëtare të caktuara për në shtator./Demokracia.com/

Të ngjashme