Më në fund mbrojtësi Shkodran Mustafi ka gjetur skuadër teksa në orët në vazhdim pritet të zyrtarizohet si futbollist i Torinos në Serinë A.
29-vjeçari pas një eksperience jo të mirë 6 mujore te skuadra e Shalkes ku ranë dhe nga kategoria, nuk ishte me në planet e skuadrës gjermane dhe u largua në formën e lojtarit të lirë.
Nga kjo situatë përfitoi Torino duke kontaktuar prej kohësh Mustafin, ndërsa eksperti i merkatos Xhanluka Di Marzio ka zbuluar se vizitat mjekësore të futbollistit shqiptar do të kryhen pasditen e sotme më pas do të vijë dhe zyrtarizimi.
Mustafi bashkohet kështu me Etrit Berishën e Mërgim Vojvodën duke formuar një treshe shqiptar në Torino. Një rikthim në Serinë A për 29-vjeçarin që më parë ka mbajtur veshur fanellën e Sampdoria për dy sezone në vitet 2012-2014. /Demokracia.com