Lajme
Sot vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt
Demokracia
07:55 | 24 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 08:00 për të vazhduar deri në orën 16:00.

Të premten në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.

Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, që nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të ngjashme