ShowBiz
Sot varroset margaritari i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa
Demokracia
09:17 | 04 Prill 2025

Share:

Të enjten, në moshën 93-vjeçare vdiq aktorja e mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa.

Ajo vuante nga një sëmundje e mushkërive.

E ndjera do të nderohet sot me homazhet që mbahen nga ora 10:00 deri në 13:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ndërkaq, pasdite do të përcillet për në banesën e fundit.

Në karrierën e saj numëron më shumë se 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.

Të ngjashme