Sport
Sot tërhiqet shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës
Demokracia
09:16 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Komisioni i Garave njofton klubet dhe opinionin se sot (e enjte) në orën 12:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Pjesëmarrjen në këtë rreth të garave e kanë siguruar Llapi, Ballkani, Liria, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepça’89.

Kujtojmë se fitues i Kupës së Kosovës edicionin e kaluar ishte Llapi që në finale triumfoi 2:1 kundër Dritës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025