Lajme
Sot temperaturat shkojnë deri në 25 gradë, nga nesër ndryshon moti
Demokracia
07:46 | 20 Maj 2023

Share:

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme. Sot parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, derisa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 e 25 gradë Celsius.

Ditën e shtunë po parashihet të mbajë mot më i ngrohtë e kryesisht me diell, me temperaturë maksimale deri në 23C e 25C.

Nga dita e diel po paraqiten kushte për mot të ndryshueshëm.  Do të ketë më shumë intervale me diell orëve të para të ditës, e pasdite më vonë me zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë.  Temperaturat maksimale përreth 20C e 22C, e ato minimale 8C e 10C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

20.05 – Më ngrohtë.  Intervale më të gjata me diell, e pasdite lokalisht mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtë shiu me bubullimë.

21.05 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu dhe bubullima.

22.05 – Diell e vransira.  Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

23.05 – Kryesisht me diell.  Pasdite më vonë mundësi për rrebesh shiu me bubullima.

24.05 – Paradite diell.  Pasdite vransira lokale, me mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullimë.

Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja 5-13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

Të ngjashme