Lajme
Sot skadon ultimatumi i Rusisë për Bullgarinë: Nëse nuk tërheq vendimin për dëbimin e diplomatëve, ndërpriten marrëdhëniet
Demokracia
11:24 | 01 Korrik 2022

Share:

Po skadon afati të cilën Rusia ia dha qeverisë bullgare nëpërmjet ambasadores Eleonora Mitrofanova që të heq dorë nga dëbimi i 70 diplomatëve rus.

Mitrofanova caktoi ultimatum për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike pas vendimit për dëbim deri sot në orën 12:00.

Ajo MPJ-së, i ka dorëzuar notë me gojë në të cilën kërkon tërheqjen e vendimeve për dëbimin e të punësuarve në misionet ruse në Bullgari, të cilët janë shpallur persona non grata.

Në qëndrimin e tyre, ambasada ruse thekson se “dëbimi i 70 diplomatëve dhe të punësuarve rus në territorin e Bullgarisë është vepër e paparë, i pabazuar dhe i cili e minon bazën e marrëdhënieve ruso-bullgare”. /SHENJA/

Të ngjashme