Lajme
Sot Shqipëria feston Ditën e Verës
Demokracia
08:16 | 14 Mars 2021

Share:

Sot në Shqipëri kremtohet Dita e Verës , një festë me origjinë të lashtë.

Kryeqendra e kësaj feste është Elbasani , ndërsa shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve .

Një festë pagane , shumë më e hershme se krishterimi është festimi i Ditës së Verës , në të gjithë zonën e Elbasanit por edhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Por në këtë ditë të shënuar e në vitet kur COVID nuk ishte mes nesh , Elbasani kthehej në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare , ku nuk mungon ballokumja .

Zanafillën Dita e Verës e ka në faltoren Zana e Çermenikës , e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit , e cila ishte perëndesha e gjuetisë , pyjeve dhe e të gjithë natyrës .

Sipas gojëdhënës , kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit .

E trashëguar brez pas brezi , kjo festë popullore , është një ditë , e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit . Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballokumeve.

Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste.

Në Elbasan gatuhen vetëm në ketë ditë . Kjo i bën ato edhe me të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë. Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e ” verores ” , një byzylyk prej tijesh të bardhe dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur te shihet dallendyshja e parë.

Në disa krahina , veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash , që dallendyshet t’i marrin e të sjellin mbaresi.

Ne Kosovë , kjo ditë festohet ne disa zona , si në rajonin e Prizrenit , të Zhurit , Verrinit , përfshirë krahinën e Opojës në malet e Sharrit në komunën e Dragashit .

Të ngjashme