Lajme
Sot shënohet 27 vjetori i Marrëveshjes së Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje-Hercegovinë
Demokracia
12:00 | 21 Nëntor 2022

Share:

Në këtë ditë, 27 vjet më parë, Marrëveshja e Përgjithshme Kornizë për Paqe në Bosnje-Hercegovinë dhe 12 anekset e saj u nënshkruan në bazën amerikane Wright Peterson në Dejton, e cila i dha fund luftës në BeH dhe vendosi rendin kushtetues dhe ligjor të vendit.

Kjo marrëveshje krijoi bashkimin shtetëror të BeH-së, të përbërë nga dy entitete, Republika Srpska dhe Federata e BeH.

Marrëveshja e Dejtonit, pas tre javësh negociata, u nënshkrua nga presidentët e atëhershëm të Serbisë, Slobodan Millosheviç, Franjo Tudjman i Kroacisë dhe Alija Izetbegoviç i Bosnjë-Hercegovinës.

Marrëveshja u iniciua në prani të sekretarit të shtetit të atëhershëm amerikan Warren Christopher dhe ndërmjetës në negociata ishin Richard Holbrooke dhe gjenerali Uesley Clark.

Marrëveshja e Dejtonit u nënshkrua zyrtarisht më 14 dhjetor 1995 në Pallatin Elysée në Paris.

Dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit në Republikën Srpska festohet si festë kombëtare dhe është ditë jopune, gjë që nuk është rasti në entitetin tjetër të Bosnjes, përkatësisht në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Bosnja dhe Hercegovina nuk ka miratuar kurrë një ligj për festat në nivel shtetëror, kështu që dy entitetet e saj së bashku festojnë vetëm festat e Vitit të Ri dhe 1 Majit./Reporteri.net/

Të ngjashme