Lajme
Sot rinis mësimi në sistemin parauniversitar në Shqipëri
Demokracia
08:46 | 22 Shkurt 2021

Share:

Pas një jave që u detyruan të bënin mësimin online, si pasojë e motit me temperatura të ulëta, sistemi parauniversitar në Shqipëri rikthehet në programin e mëparshëm të parashikuar në Ministria e Arsimit.

Sipas këtij skenari, nxënësit që frekuentojnë ciklin fillor dhe maturantët do ta ndjekin mësimin në shkollë, ndërsa nxënësit e klasave të 6-11 do ta bëjnë atë të kombinuar.

Siç raporton A2, në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet gjithashtu me dije se shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online deri në vendimin e Komitetit Teknik që pritet këtë javë./Demokracia

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024