Obiliqi gjatë ditës së sotme do të ketë reduktime të ujit, për shkak të punimeve të planifikuara.
Banorët e Obiliqit nuk do të kenë ujë të pijshëm nga ora 09:30-15:00, shkruan Demokracia.com.
Kjo është bërë e ditur nga KRU Prishtina përmes një njoftimi për medie ditën e mërkurë.
“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, pasnesër 1 korrik e premte, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30-15:00”, thuhet në njoftim.