COVID-19KosovaSot:42Të gjitha:108,073|Bota 195,565,304
Prishtina 36 °C
Lajme
Sot protestojne banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Demokracia
07:51 | 22 Korrik 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Kurti mbledh ministrat, nuk dihet se çfarë do t... Qeveria e Kosovës pritet që sot të mbajë mbledhje nga ora 13:00. Kjo është bërë e ditur për...

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse do të protestojnë sot për shkak të vonesave të punimeve për gjendjen e rrugëve.

Sipas banorëve, punimet që kanë filluar tash e katër muaj po pengojnë hapësirat për ecjen e këmbësorëve, ndërsa personat me nevoja të veçante kanë mbetur të mbyllur.

“Ne banorët e rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugët lidhëse, me datë 22/07/2021, ditë e enjte, në ora 18:00, te rrethi që lidhë “Rrugën B” me rrugën ‘Muharrem Fejza’ (te barnatoret), do të protestojmë për gjendjen e rrugës gjegjësisht punimet në rrugë. Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi hapësira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca. Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje. Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd. Me reshjet e fundit, shumë shtëpi e kate përdhesë të ndërtesave janë përmbytur krejtësisht’’, thuhet në njoftimin e banorëve.

Banorët thonë se kërkesat e tyre i janë adresuar Komunës disa herë, por deri tani ata kanë mbetur pa përgjigje.

‘’Andaj, me datën e lartë cekur protestojmë për: Intensifikim të punimeve, për rrugë alternative të mirëmbajtura, për mbikëqyrje të punimeve dhe zbatim të planit dinamik të punës’’, vijon njoftimi i tyre.

Të gjitha