Lajme
Sot pritet të miratohet raporti për Kosovën nga Parlamenti Europian
Demokracia
08:00 | 25 Mars 2021

Share:

Parlamenti Europian sot pritet të miratojë raportin për Kosovën, pasi një gjë të tillë e kishte bërë më herët Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovë, Viola von Cramon në një postim në Twitter, ku tha se debati mbi raportin e saj do të fillojë rreth orës 11:00.

Ndërsa në ora 17:00, Viola von Cramon dhe raportuesi i përhershëm për Serbinë, Vladimír Bilčík do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në të cilin u bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme