Lajme
Sot pritet të hapet aplikimi për 100 euro për punëtorët e sektorit privat dhe studentët
Demokracia
12:10 | 19 Prill 2022

Share:

Raportohet se gjatë ditës së sotme do të hapet aplikimi për 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për sektorin privat dhe studentët.

Në web-faqen e Administratës Tatimore të Kosovës të gjithë punëtorët e sektorit privat, studentët dhe pensionistët mund të aplikojnë për t’i marrë 100 euro shtesë për muajin prill, derisa ata do të njoftohen më vonë për detajet rreth aplikimit.

Vendimi u mor më 12 prill  nga Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se vlera totale e kësaj përkrahje është mbi 100 milionë euro.

Të ngjashme