Lajme
Sot pritet të arrijë në Kosovë grupi i dytë i refugjatëve afgan
Demokracia
08:53 | 30 Gusht 2021

Share:

Një grup tjetër prej refugjatëve afganë pritet që të arrijnë sot në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur, gjatë një konference për media, mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se koha e saktë se kur do të arrijnë varet nga organizimi i aleatëve ndërkombëtarë.

“Fluturimet e ardhshme pritet të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterrimet e ardhshme. Është çështje organizimi i aleatëve tanë sa i takon fluturimeve apo nisjeve të avionëve të tyre për në Kosovë”, ka thënë Sveçla. /Demokracia.com/

Të ngjashme