Lajme
Sot pritet konstituimi i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Demokracia
08:31 | 18 Prill 2024

Share:

Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Mbledhja do të nis në ora 10:00.

Gjatë javës së kaluar Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, tha se Projektligji për tekste shkollore është në të mirë të fëmijëve dhe si i tillë duhet kaluar. Ajo ka mohuar akuzat se projektligji në fjalë po bëhet për interesat të dikujt.

Të ngjashme