Lajme
Sot po mbahen zgjedhjet studentore, reagon ministrja, pritet ti anulojë
Demokracia
11:43 | 10 Qershor 2022

Share:

Sot po mbahen zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës. Por, këto zgjedhje pritet të anulohen për shkak të një lëshimi që është bërë ngase ka rënë sistemi i votimit.

Për këtë ka reaguar ministrja Nagavci e cila thotë se zgjedhjet mund të shkojnë drejt anulimit.

“Sot ishin paraparë të mbaheshin zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës. Zgjedhjet studentore janë të një rëndësie të veçantë, si për studentët ashtu edhe për Universitetin dhe duhet të garantohet e drejta e votës për secilin student ashtu si dhe një proces demokratik, i drejtë e transparent.
Ndonëse jemi në rrethana të lehtësuara pandemie, Universiteti kishte vendosur që ato të mbaheshin online. Vetëm një orë pas fillimit të procesit, sistemi i votimit ka rënë dhe studentët nuk po mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit.
Si ministre, shpreh shqetësimin për këto lëshime. Kam kontaktuar me përfaqësues të Universitetit, studentë dhe monitorues dhe dua të deklaroj se poqese ky proces vazhdon të ketë probleme dhe lëshime, zgjedhjet duhet të anulohen dhe organet kompetente të marrin vendimin që siguron që asnjë studenti nuk i mohohet e drejta e zgjedhjes” thuhet në reagimin e ministres Nagavci./Indeksonline/

Të ngjashme