Kryetari i VV-së, Albin Kurti, dje i është lutur kryetarin të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për koalicion qeverisës.
Në një letër dërguar të parit të LDK-së, Kurti thotë se gjatë koalicionit LVV – LDK të vitit 2020 nuk e kishte asnjë problem me Abdixhikun.
Por, gjatë qeverisë Kurti II, i pari i VV-së nuk e vlerësonte fare Adixhikut si ministër.
Një përplasje gjatë një seance parlamentare, Kurti kishte thënë se Abdixhiku nuk krahasohet me Hekuran Muratin.
Madje, sipas tij, i pari i LDK-së nuk është as sa çereku i Hekuran Muratit, ministrit në detyrë të Financave.
“Lumir Abdixhikun dhe Avdullah Hotin i kam pas në Qeveri. Lumiri ka qenë ministër, ndërsa Hoti, që s’qenka këtu, ka qenë zëvendës. Por po ju them një gjë: Abdixhiku dhe Hoti nuk janë as sa çereku i ministrave Hekuran Murati dhe Besnik Bislimi”, kishte thënë Kurti më dy shkurt të vitit 2023.