Sport
Sot përballen Peja dhe Trepça, duan një vend në finale
Demokracia
09:18 | 19 Maj 2022

Share:

Të enjten (sot) nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja e katërt finale mes Pejës dhe Trepçës. Mitrovicasit janë duke udhëhequr 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, ku e pret Ylli.

Ndeshjet gjysmëfinale mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës kanë qenë shumë interesante, ku në tri ndeshjet fitore shënuan vendasit, përcjell Demokracia.com.

Në dy takimet e para, fituan mitrovicasit, 75:68 dhe 107:105, që u përcaktua pas dy vazhdimeve.

Përballjen e fundit e fituan pejanët 72:66, që ishte shumë interesante dhe me rikthime.

Takimi i së enjtes pritet gjithashtu të jetë interesant, me verdhezinjtë, që do të mundohen të barazojnë serinë gjysmëfinale në 2:2 dhe mitrovicasit që duan të kualifikuan në finale pas një dekade./Demokracia.com/

Të ngjashme