Lajme
Sot një muaj Putin dha urdhër për pushtimin e Ukrainës
Demokracia
07:41 | 24 Mars 2022

Share:

Më 24 shkurt filluan sulmet e para të agresorit rus në Ukrainë.

Sot,  është bërë një muaj prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, dha urdhër për pushtimin e Ukrainës, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, ai vendimin e tij e quan “operacion special ushtarak”.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Ai ka shtuar se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve gjithandej dhe që bota duhet ta ndalë agresorin rus./Demokracia.com/ 

Të ngjashme