Lajme
Sot nisin punën policët e rinj në veri, 45 prej tyre serbë
Demokracia
10:48 | 25 Korrik 2023

Share:

Sot në veri kanë nisur punën 74 policë të rinj të komuniteteve joshumicë, të cilët diplomuan ditë më parë. Prej tyre, 45 janë të komunitetit serb.

Këtë për Express e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai tha se policët e rinj janë shpërndarë në të katër komunat e veriut- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kujtojmë se më 5 nëntor, për shkak të vendimit për targat, afër 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje.

Të ngjashme