Java e 31-të në Superligën e Kosovës në basketboll nis sot me dy ndeshje shumë interesante.
Gjilani do të jetë nikoqir i Suharekës, me dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, shkruan Gazeta Express.
Gjilani momentalisht është i shtati me 39 pikë, kurse Suhareka është e parafundit me gjashtë pikë më pak.
Ndeshja tjetër luhet në Suharekë, atje ku Ballkani do t’i bëjë konak Malishevës.
Kampioni në fuqi është në vendin e dytë me 54 pikë, kurse Malisheva është e treta me 47 pikë gjithsej.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00.