Kombëtarja e Kosovës në futboll sot nis stërvitjet për tri ndeshjet e shtatorit, shkruan Demokracia.com.
Para stërvitjeve tekniku i Kosovës, Bernard Challandes do të mbajë një konference për shtyp ku do të flet detajisht për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë që ka për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës.
Stërvitja e parë e Kosovës mbahet sot nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Demokracia.com