Erden Atiq sot do të betohet si kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut. Përgatitjet për seancën solemne që do të nisë në orën 11:00 kanë shkuar në rregull.
Zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Skënder Sadiku, tha se më në fund qytetarët atje po i kthehen normalitetit.
Në anën tjetër, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, njoftoi se ende nuk kanë pranuar ftesë nga kryetarët e rinj në Veri për seancë solemne.
“Jemi në koordinim e sipër”, tha Krasniqi për Express.
Kandidati i VV-së në zgjedhjet e 23 prillit, Erden Atiq, ka dalë fitues pas procesit zgjedhor që u karakterizua me dalje të ulët të qytetarëve. Ai pritet nesër ta japë betimin si kryetar i Mitrovicës së Veriut. Seanca solemne do të nisë në orën 11:00, derisa zv/kryetari i Kuvendit Komunal, Skender Sadiku, ka thënë se përgatitjet për këtë procedurë kanë shkuar në rregull.
Ndërkaq, përveç Atiqit, betimin duhet ta japin edhe kryetarët e tri komunave në Veri- Izmir Zeqiri, Ilir Peci dhe Lulëzim Hetemi. Për kryerjen e kësaj procedure, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i tha Gazetës Express se ende nuk kanë pranuar ftesë për seancë solemne.
“Jo ende kemi pranuar ftesën për seancën solemne në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për kryetarët e tjerë. Por jemi në koordinim e sipër, shumë shpejtë do të bëhet ftesa nga kryetarët dhe asamblistët tjerë”, tha ai.
Rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit u certifikuan më 28 prill, kështu 28 maji u vendos si afati i fundit për t’u betuar kryetarët e katër komunave veriore- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Nëse deri më 28 maj nuk betohen, ata humbin mandatin,