Lajme
Sot në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian votohet raporti për Kosovën
Demokracia
10:44 | 23 Shkurt 2021

Share:

Deputeti europian nga Austria Lukas Mandl ka bërë të ditur se sot në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian do të votohet raporti për Kosovën.

Mandl në një postim në Twitter ka shkruar se vizat dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë janë dy temat qendrore, shkruan Demokracia.com.

“Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në digjitalizimin dhe fusha të tjera”, shkruan Madle.

Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes pa viza në BE.

Postimi i plotë i Lukas Mandl:

Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në digjitalizimin dhe fusha të tjera./Demokracia.com/

Të ngjashme