Sot mbyllet java e 11-të eAlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të luaj si mysafir i Feronikelit ’74, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Skuadra suharekase është lidere e Superligës, me 23 pikë, ndërsa nikli renditet në vendin e tetë me 11 pikë të grumbulluara.
Një ndeshje interesante do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku Dukagjini do të jetë nikoqire e Llapit.
Skuadra nga Podujeva kërkon të rikthehet të fitorja, pasi javën e kaluar u mposht nga Drita. Llapi ka 19 pikë deri më tani dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Dukagjini me 12 pikë renditet në pozitën e gjashtë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Dritës dhe Lirisë, në syadiumin me bari artificial në Gjilan.
Intelektualët janë në vendin e dytë në tabelë me 21 pikë, kurse skuadra prizrenase është e parafundit në tavekë, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.
Të tri këto takime zhvillohen nga ora 13:00.