Lajme
Sot mblidhet kryesia e LDK-së, kjo është tema e diskutimit
Demokracia
09:30 | 29 Mars 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbledhë gjatë ditës së sotme kryesinë e kësaj partie, dhe do të diskutohet për takimin e radhës me pretendenten për presidente, Vjosa Osmanin.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i cili tha se qëllimi është që cilido vendim që do të marrim do të ruhet uniteti i LDK-së dhe i grupit parlamentar.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai, për T7.

Kujtojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ditë më parë është takuar me Vjosa Osmanin dhe pas takimit ka thënë se pati një gatishmëri pozitive mes të dy palëve për ta zhbllokuar situatën.

Megjithatë, dy partitë tjera opozitare, PDK dhe AAK kanë konfirmuar se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin dhe se pozita duhet t’i sigurojë numrat për këtë çështje./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024