Lajme
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare
Demokracia
07:10 | 13 Qershor 2022

Share:

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të konfirmuar rendin e ditës për seancën e re plenare.

Kjo mbledhje e kryesisë pritet të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Rendi i ditës:

 I. Miratimi i procesverbalit i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,   

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

14.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

7.    Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:

5.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:

4.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Konfirmimi i rendit të ditës për seancë plenare të radhës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.    Pyetjet parlamentare,
3.    Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për   akcizën në produktet e duhanit,
5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare,
7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
8.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,
9.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,
10.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,
11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
12.    Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,
13.    Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
14.    Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
15.    Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,
16.    Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
17.    Përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
18.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,
19.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
20.    Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave /Demokracia.com/

Të ngjashme