Sot në orën 17 do të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të diskutohet për situatën në veri të vendit.
Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, i cili njoftoi se e kanë ftuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që të marrë pjesë në këtë takim.
Kujtojmë se sot në para komunave veriore janë mbledhur protestues serbë për të kundërshtuar udhëheqjen e kryetarëve të rinj.